Tre orën me Zelenskyn, Blinken rrëfen udhëtimin për në Kiev: Çfarë pashë nga dritarja e trenit

schedule10:10 - 25 Prill, 2022

schedule 10:10 - 25 Prill, 2022

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se ai dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin kaluan rreth tre orë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ekipin e tij të lartë në kryeqytetin Kiev.

“Ky ishte i gjithë fokusi i vizitës sonë. Ne donim të fokusoheshim në punën që duhej bërë për të parë planin e lojës që kemi, se si po ecim përpara në të gjitha këto linja të ndryshme përpjekjesh,” tha Blinken.

I pyetur nga një gazetar se çfarë kishin parë gjatë rrugës për në kryeqytet, Blinken tha se kishin marrë një tren nga Polonia jugperëndimore për në Kiev.

“Pra, ne nuk pamë shumë, përveçse të shikonim nga dritarja e trenit. Në Kiev, shkuam drejt në pallatin presidencial”, tha ai, shkruan CNN.

Kryediplomati amerikan tha se “nuk kishte shumë mundësi për të biseduar me ukrainasit mesatarë”. “Sigurisht që pamë njerëz në rrugë në Kiev, dëshmi e faktit se beteja për Kievin u fitua”, tha ai.

Lexo edhe: SHBA: Ukraina mund ta fitojë luftën nëse ka armët e duhura

Në sipërfaqe, kishte shenja të jetës normale në pjesë të qytetit, tha ai. “Por kjo është në kontrast të plotë me atë që po ndodh në pjesë të tjera të Ukrainës, në jug dhe në lindje, ku brutaliteti rus po u bën gjëra të tmerrshme njerëzve çdo ditë,” tha Blinken.

Ndërsa ishin në Kiev, Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u takuan me Zelensky, Ministrin e Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba, Ministrin e Mbrojtjes Oleksiy Reznikov dhe Ministrin e Brendshëm Denys Monastrysky për një takim të zgjeruar dypalësh, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.

Kjo është vizita e parë e nivelit të lartë nga SHBA në Ukrainës, pasi Rusia nisi pushtimin e vendit dy muaj më parë. /abcnews.al