Tre oligarkëve rusë u janë ngrirë pasuritë nga një gjykatë ukrainase, për mbështetjen e tyre të supozuar për luftën.
Shërbimi i sigurisë i Ukrainës (SBU) tha se asetet, në total mbi 378 milion paund,, ishin në pronësi të Mikhail Fridman, Pyotr Aven dhe Andrey Kosogov, të cilët mendohet se janë pjesë e rrethit të ngushtë të Vladimir Putin, shkruan Sky News.
SBU deklaroi se tre oligarkët kontribuan në “financimin në shkallë të gjerë të agresionit të armatosur të Federatës Ruse”.
Oligarkët nuk iu përgjigjën menjëherë pretendimeve./abcnews.al