Tre muaj pas operacionit të vështirë, Enca ndan lajmin e mirë

schedule16:41 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 16:41 - 8 Dhjetor, 2020

Këngëtarja seksi, Enca Haxhia pësoi një aksident tre muaj më parë, prej të cilit u detyrua që të kryente dhe një operacion në këmbë. Gjatë kësaj periudhe, ajo ka qendruar në shtëpi, ku ka kryer disa seanca fizioterapie.

Ditën e sotme, Enca ka treguar se i është rikthyer normalitetit. Ajo e ka ndarë këtë lajm të gëzuar me fansat, përmes një video të postuar në Instagram.

“Më në fund sërish në këmbë. Jam rikthyer në këmbët e mia pas 3 muajsh”, ka shkruar këngëtarja.

Më herët, Enca ka shprehur dëshirën që të bëjë një tatuazh tek pjesa e operacionit të këmbës, por tani na mbetet të shohim nëse do e realizojë vërtetë. l.k/abcnews.al