Një pilot amerikan rrezikon 20 vite burg pasi akuzohet se ka rrëzuar qëllimisht avionin me të cilin udhëtonte për të bërë një video.
Mediat e huaja shkruajnë se piloti Trevor Jacob, rrëzoi me dashje avionin e tij në nëntor 2021 dhe më pas publikoi videon në platformë dhe shtoi shikimet.
Sipas mediave në nëntor 2021, Jacob u ngrit në një avion të vogël me një motor të pajisur me kamera nga Aeroporti Lompoc në Kaliforninë Jugore. Pas 35 minutash fluturimi, ai ishte hedhur me parashutë, duke filmuar ende veten me një videokamerë, në Pyllin Kombëtar të Los Padres, përpara rrëzimit të avionit.
Pasi ka prekur tokën, piloti është kthyer në vendin e aksidentit dhe ka gjetur videon, e cila më pas është publikuar në Youtube.
Videoja arriti me shpejtësi 3 milionë shikime por ngjalli edhe dyshimet e para të autoriteteve. Në fakt, Jacob nuk ishte përpjekur të telefononte kontrollin e trafikut ajror, as nuk ishte përpjekur të rindizte motorin ose të kërkonte një vend të sigurt për t’u ulur.
Në deklaratën e tij fillestare ai tha se nuk e dinte se ku kishte rënë avionic, por pas hetimit rezultoi e kundërta. Në bazë të hetimit u zbulua se ai bashkë me një shok dhe kishte shkatërruar pjesën e avionit.
Ndër të tjera pas zbulimit të mbetjeve, Jacob pranoi se gënjeu kur u tha hetuesve se avioni kishte një problem teknik duke bërë që Administrata Federale e Aviacionit në prill të 2022 ti hiqte licencën e pilotit./abcnews.al