Tre mësues dhe nëndrejtori në një shkollë 9-vjeçare, në Përmet janë infektuar me koronavirus.
Burime për Abcnews.al bëjnë me dije, se shkolla është mbyllur për të bërë dezinfektim të ambientit, ndërsa mësimi është pezulluar përkohësisht.
Po ashtu mësohet se mësuesit janë vetëizoluar.
Gazetari i ABC News Orges Sako raportoi se 4 rastet e konfirmuara nga Ministria e Shëndetësisë ditën sotme, i përkasin rasteve të raportuara të shkollës 9-vjeçare, në Përmet.
Sakaq pritet të shihet se si do të vijohet me këtë situatë, nëse shkolla do të qëndrojë apo jo e hapur. Ndërkohë, në shkollën “Koto Hoxhi” në qytetin e Gjirokastrës një nxënës ka rezultuar pozitiv.
/abcnews.al/