Tre mënyra të thjeshta për të detoksikuar pasi keni ngrënë shumë

schedule14:00 - 27 Dhjetor, 2022

schedule 14:00 - 27 Dhjetor, 2022

Festat zakonisht sjellin me vete shumë ushqime… Kjo shpesh shoqërohet me një ndjenjë rëndese dhe një dëshirë për të “pastruar” trupin tonë nga ushqimet dhe keqbërjet e ditëve.

Detoksifikimi është një proces që ndodh natyrshëm në trup, por ka disa gjëra që mund të bëni për të ndihmuar trupin tuaj të çlirohet nga substancat e panevojshme pa dieta të rrepta dhe privime.

Shikoni tre gjëra që mund të bëni për të detoksifikuar…

  1. Pini shumë ujë

Hiqni dorë nga alkooli për disa ditë dhe përpiquni të pini sa më shumë ujë. Hidratimi adekuat është thelbësor për të mundësuar veshkat të eliminojnë toksinat. Ju mund të shtoni pak limon të freskët në ujë për të marrë disa elektrolite të vlefshme në të njëjtën kohë. Gjithashtu, lëngu i limonit do të ndihmojë mëlçinë të prodhojë më shumë enzima në mënyrë që të mos përballeni me probleme me dispepsi.

  1. Hani vakte të vogla dhe të shpeshta

Siç e dini mirë, vaktet e mëdha të ushqimit çojnë në fryrje dhe parehati dhe në këtë mënyrë rëndojnë sistemin tretës. Duke zgjedhur vakte të vogla dhe të shpeshta do të shmangni këto “efekte anësore” të pakëndshme. Mos harroni të hani ngadalë, jo vetëm për të shijuar vaktin, por edhe për të shmangur gëlltitjen e ajrit me ushqimin.

  1. Flini mirë

Sigurohuni që të bëni të paktën shtatë orë gjumë dhe që ambienti juaj i gjumit të jetë mjaft i freskët, i errët dhe pa ekrane. Pushimi adekuat është i nevojshëm për të reduktuar inflamacionin dhe stresin në trupin tuaj, në mënyrë që trupi juaj të jetë në gjendjen më të mirë!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!