Tre masat kryesore si mund të mbrohemi nga rrezet e diellit

schedule12:55 - 16 Korrik, 2020

schedule 12:55 - 16 Korrik, 2020

Një ndër problemet e stinës së verës janë rrezet e diellit, të cilat ndikojnë tek shumë njerëz. Jo të gjithë i konsiderojnë si një rrezik, por ka nga ata që duan të jenë të mbrojtur.

Më poshtë ju sjellim tre masat kryesore se si mund të mbrohemi në këtë periudhë të nxehtë.

Është shumë e rëndësishme që gjatë kohës që jeni në plazh të pini sa më shumë lëngje dhe fruta, pasi këto të dyja ndihmojnë lëkurën tuaj të jetë e hidratuar.

Nëse digjeni përdorni kompresa të freskëta duke i vendosur lehtë në zonat ku jeni djegur.

Kosi është gjithashtu një nga produktet perfekte që freskon dhe ndihmon shërimin e shpejtë të lëkurës nga dielli. Por mos hezitoni të përdorni edhe kremra të cilët përdoren pas diellit.

Kujdes! Nëse ndjeni marrje mendsh, të vjella apo dhimbje të forta koke kërkoni menjëherë ndihmën e një mjeku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!