“Tre Luanët” sfidojnë “Sambën” latine, publikohen formacionet e sfidës Angli-Brazil

schedule19:36 - 23 Mars, 2024

schedule 19:36 - 23 Mars, 2024

Janë padyshim mes Kombëtareve legjendare të këtij sporti. “Tre Luanët” anglezë do të përballen, në orën 21:00, me 5 herë kampionët e botës, Brazilin, në “mitikun” e Londrës, “Wembley”, në një përballje që pritet të jetë spektakolare.

Sa i përket formacioneve, tekniku Gareth Southgate i ka rreshtuarët të tijët, me formulën 4-2-3-1, ku në portë nuk mungon Jordan Pickford. Në krahët e mbrojtjes janë pozicionuar Chilwell e Ëalker, me qendrën që mbulohet nga Harry Maguire e John Stones. Prapavija “mbrohet” nga Declan Rice e Connor Gallagher, ndërsa më të avanuar janë Anthony Gordon, Phil Foden e “ylli”, Jude Bellingham, me sulmin që mbulohet nga “bomberi” i Aston Villa, Ollie Watkins.

Në krahun tjetër, tekniku, Dorival Junior e ka hedhur në fushë “Seleçao”-n, me formacionin 4-3-3, ku në portë është vendosur Bento. Në krahët e mbrojtjes janë Danilo e Ëendell, ndërsa në qendër vendosen Beraldo e Fabricio Bruno. Në mesfushë zotëron Premier League, me Lucas Paqueta, të West Ham, Bruno Gumiaraes, të Newcastle e Joao Gomes, të Wolves, që “dirigjojnë” ritmet e “sambës” brazilane. Sulmi padyshim potent, me “yjet” e La Liga, Raphinha, Vinicius Junior e Rodrygo, që udhëheqin në sulm. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!