“Tre Luanët” nuk ndezin/ Ballgjini: Anglisë i mungon trajneri. Mema: Nëse vazhdojnë kështu, do thyhen shumë shpejt

schedule23:20 - 25 Qershor, 2024

schedule 23:20 - 25 Qershor, 2024

Ish futbollisti i kombëtares, Shyqyri Ballgjini thotë se Anglisë i mungon një trajner që t’i dërgojë “Tre Luanët” në majën e futbollit.

Në emisionin “Euro Kuqezi” në ABC News, Ballgjini u shpreh se Anglia ka kampionatin më të bukur në Evropë, por kombëtarja dështon në kompeticionet ndërkombëtare.

Ndërsa trajneri Ardi Mema deklaroi se skuadra angleze duhet të ketë liderë që ta çojë përpara ekipin.

Sipas tij, nëse Anglia vazhdon me këtë mënyrë të luajturit futboll, do të thyhet shumë shpejt.

Shyqyri Ballgjini: Për mua, Anglisë i mungon trajneri. Është kampionati më i bukur në Evropë. Ka lojtarë me shifra 1.2 miliardë. Lojtar linder te Anglia, Belingham. Për mua, ai ka qenë ndër lojtarët më të mirë.

Ardi Mema: Mentaliteti fitues, lider lind. Nuk të bën njeri lider. Skuadra duhet të ketë disa lidera që ta marrë ekipin. Ka 1 fitore, dy barazime. Nëse do vazhdohet kështu, tani do shihet Anglia reale. Nëse një ekip e ka në ADN motivimin dhe mentalitetin fitues, do ecë. Do mbetet për t’u parë. Nëse vazhdon kështu, do të thyhet shumë shpejt./abcnews.al