Tre udhëheqës të mëdhenj botërorë – presidenti i SHBA Donald Trump, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe presidenti brazilian Jair Bolsonaro, u infektuan me koronavirus.
Të tre kanë minimizuar rrezikun e koronavirusit dhe kanë marrë kritika nga ekspertët për neglizhencën e pandemisë, tha Fareed Zakaria gazetar i CNN.
“Tre udhëheqësit më të shquar botërorë që janë infektuar me virus, ishin të gjithë populistë që minimizuan problemin dhe nuk morën seriozisht rregullat e distancimit shoqëror,” tha Zakaria të premten.
“Bolsonaro, Johnson dhe Trump, të gjithë u infektuan me Covid.”
Shtrimi në spital i Johnson : Johnson rezultoi pozitiv në Mars dhe ndoshta kaloi “përvojën më të keqe në krahasim me çdo udhëheqës botëror”, tha Zakaria.
Ai qëndroi tre ditë i shtruar në kujdesin intensiv. Pas shërimit të tij, kryeministri falënderoi Shërbimin Shëndetësor që i shpëtoi jetën.
Bolsonaro nuk e mori seriozisht rrezikun e koronavirusit : Bolsonaro minimizoi rrezikun e koronavirusit, duke e quajtur një “grip” dhe duke i thënë popullit se nuk duhej të shqetësoheshin.
Tani Trump është infektuar me Covid-19, një tjetër udhëheqës i cili ka minimizuar rrezikun e virusit dhe as nuk ka praktikuar masat kryesore për t’u mbrojtur./abcnews.al