Të gjitha femrat herë pas here gjatë periudhave të dietës, e kanë kuptuar se disa ditë, edhe nëse e ndjekim dietën tonë deri në fund, për disa arsye peshorja nuk thotë të ulet. Kjo padyshim që na shkakton siklet dhe ndonjëherë na bën të dëshpërohemi dhe të shkëputemi nga qëllimi i dietës.
Por ja ku ndryshon kjo nëse ndiqni tre këshillat e nutricionistëve që do të bëjnë që peshorja juaj “të shkëputet”.
Pi më shumë ujë
Tingëllon klishe, por është e vërteta. Një nga arsyet pse numri ynë i peshores nuk bie është mbajtja e lëngjeve, e cila në fakt rritet në disa lloje të veçanta diete.
Gjithçka që duhet të bëjmë është të konsumojmë më shumë ujë dhe të qëndrojmë larg kafesë.
Përmirësoni gjumin tuaj
Ekspertët na bëjnë të ditur se mungesa e gjumit ka një efekt katalitik në trupin tonë, pasi edhe një orë gjumë më pak çdo ditë fajësohet për rritjen e obezitetit.
Pra, çfarë mund të bëjmë? Bëni një orar gjumi dhe përmbahuni në të.
Bëjeni fitnesin pjesë të jetës suaj
Ushqimi i duhur nuk mjafton në luftën kundër humbjes së peshës, gjimnastika është zbuluar se aktivizon metabolizmin. Filloni të ushtroni dhe nëse kjo nuk është e mundur për shkak të orarit dhe detyrimeve, një orë shëtitje në mbrëmje do t’ju japë rezultatin që dëshironi.
Thjesht duhet t’u besojmë ekspertëve./abcnews.al