Tre katalanas në listën e Lojërave Olimpike, Barcelona “luftë” me Spanjën për talentet

schedule14:37 - 29 Qershor, 2021

schedule 14:37 - 29 Qershor, 2021

Spanja ka zbardhur ditën e sotme listën e skuadrës kombëtare, që do i përfaqësojë në Lojërat Olimpike të Tokyos në këtë verë. Në listë listë janë tre lojtarë të Barcelonës.

Pedri, Oscar Mingueza dhe Eric Garcia janë zgjedhur të shkojnë në Tokyo me ekipin U23 dhe kjo ka ndezur alarmin te Barcelona, sidomos për Pedrin.

 

Mesfushori është një titullar i Spanjës edhe në Europian dhe ka qenë vazhdimisht edhe te Barcelona që nga mbërritja e tij në verën e shkuar nga Las Palmas.

Nëse Pedri shkon në finale të Europianit dhe në Lojërat Olimpike do arrinte numrin e 70 ndeshjeve këtësezon, i frikshëm për një djalë 18 vjeç, që është ende në rritje e sipër.

 

Në këto kushte, Barcelona po kërkon nxjerrjen e talentit nga lista dhe do jetë luftë e fortë me Federatën. Të njëjtën gjë do kërkohet edhe për Eric Garcian, i cili gjithashtu është pjesë e Spanjës në Euro 2020. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!