Princesha Anne, motra e vogël e Mbretit Karli III, u rikthye këtë të premte në detyrat zyrtare, gati tre javë pasi u shtrua në spital, pasi u godit në kokë nga një kalë.
73-vjeçarja Anne, vajza e vetme e Mbretëreshës Elizabeth, kaloi pesë netë në spital pasi u plagos më 23 qershor. Kështu ajo u detyrua të shtynte angazhimet e saj, ndër të cilat ishte një udhëtim në Kanada.
Sot, megjithatë, princesha, e cilësuar shpesh si “anëtarja më punëtore” e familjes mbretërore, u kthye në detyrat e saj dhe mori pjesë në një garë kuajsh për personat me aftësi të kufizuara në Gloucester, në Anglinë perëndimore.
Princesha, e cila i do kuajt, ka qenë presidente e shoqatës bamirëse Riding for the Disabled Association, që organizon kampionatin që nga viti 1986.
Anna pësoi një lëndim në kokë ndërsa ecte në pronën e Gatcombe Park ku ndodhet shtëpia e saj./abcnews.al