Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tre javë nën ujë, 100 familje në Obot të izoluara

schedule11:54 - 29 Janar, 2021

schedule 11:54 - 29 Janar, 2021

Prej tre javësh fshati Obot i bashkisë së Shkodrës ndodhet në ujë. Transporti i banorëve bëhet vetëm me kamionin e ushtrisë.

Gazetari Simon Shkreli raporton se situata nuk ka asnjë përmirësim dhe se 100 familje vijojnë të jenë të izoluara. Niveli i ujit është i njëjtë dhe në disa zona arrin edhe mbi një metër.

Në rrugicat e fshatit është e pamundur të kalohet veçse me çizme dhe varka. Ndërkohë banorët kërkojnë zgjidhje. Pavarësisht ndihmës që ju vjen nga forcat e ushtrisë që janë të stacionuara banorët duken se edhe janë të lodhur. Ata kërkojnë të kenë një zgjidhje që të mos mbeten të izoluar.

Situata në Obot solli dje edhe përplasjen e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi me kryebashkiaken në detyrë Voltana Ademi. Kjo e fundit i kërkoi ministrit se qeveria duhet të pranojë që të shpallë gjendjen e emergjencës natyrore. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!