Një karrierë që sigurisht varet nga rezultatet. Ky është fati i trajnerëve të të gjitha klubeve të mëdha dhe në Parisë e dinë mirë.
Siç e di Christophe Galtier, i cili duhet të të përballet me krizën më të madhe që nga marrja e detyrës në Paris Saint Germain. Tri humbje radhazi, kundër Marseille në Kupën e Francës, Monacon në Ligue 1 dhe Bayern Munich në Champions League, një situatë e cila nuk kishte ndodhur në Paris që nga viti 2011.
Rezultate që venë në rrezik serioz pozicionin e Galtier dhe sipas informacioneve të raportuara nga shtypi transalpin, ai do të drejtojë ekipin të paktën deri në ndeshjen e kthimit kundër Bayernit më 8 mars. Pas kësaj date, çdo gjë mund të ndodhë, veçanërisht nëse rezultatet nuk përmirësohen ndërkohë.
Në rast se ai largohet, ëndrra e madhe për në krye të stolit është Zidane. Thomas Tuchel gjithashtu ka disa admirues./ h.ll/abcnews.al