Asnjë lidhje nuk është perfekte dhe të gjithëve na kujtohet raste të përplasjeve të dyerve, zërat e ngritur dhe të qarat pas një grindje të madhe me partnerët tanë.
Por, e keni menduar ndonjëherë se diçka me ju nuk shkon mirë? Nëse jo, më poshtë abcnews.al do ju tregojë gabimet më të zakonshme të grave në një marrëdhënie dhe si t’i rregulloni ato.
1. Pavarësia
Gratë sot kanë një jetë të personale dhe të pavarur. Kjo i bën partnerët tuaj të ndihen të panevojshëm në jetën tyre, madje edhe të padobishëm. E vetmja gjë e sigurt është se ju nuk doni ta “humbni” këtë pavarësi tuajën, pa menduar asgjë tjetër. Por, ndaloni një moment. Thjesht përpiquni t’i tregoni atij se është i rëndësishëm për ju dhe se pa të nuk do të kishit arritur aty ku jeni sot.
2. Pritshmëritë e larta
Shumica e grave janë të gatshme të japin gjithçka dhe ta shprehin dashurinë e tyre me fjalë të panumërta. Nga ana tjetër, burrat shpesh nuk bëjnë të njëjtën gjë. Dhe si rezultat, ato janë të pakënaqura me ta. Sipas hulumtimeve, 63% e meshkujve e kanë të vështirë të shprehin ndjenjat e tyre, por kjo nuk do të thotë që nuk e duan partneren, informon abcnews.al.
3. “Dua që të ndryshosh”
Sa herë ia keni thënë këtë gjë partnerit tuaj? Ai mund të bëjë gjëra që ju shqetësojnë, dhe ju menjëherë e bombardoni me ankesa. Në vend që të reagoni në mënyrë histerike, do t ishte më mirë të flisnit. Duke e kritikuar, e vetmja gjë që mund të bëni është ta largoni nga vetja. Një përqindje e madhe e burrave kurrë nuk e kanë shqiptuar frazën “Dua që të ndryshosh”. Nëse ata kanë diçka, thjesht do jua thonë. Kjo frazë nuk duhet thënë, pasi kur e dëgjon ata ndjejnë presion dhe largohen./abcnews.al