Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka vendosur të mbyllë kopshtin numër 9 në Vlorë. Kjo për shkak se tre edukatore të këtij kopshti kanë rezultuar pozitive me Cocid-19.
Ndërsa dy të tjera të cilat kanë pasur kontakte me të infektuarat janë aktualisht në pritje të tamponit ndonëse nuk kanë shfaqur simptoma.
Burime bëjnë me dije për abcnews.al se kopshti do të qëndrojë i mbyllur prej ditës së sotme e deri në datën 25 nëntor./mv.abcnews.al