Në ditën e tretë të përballjes me flakët , zjarri në masivin pyjor të Drenovës në Mallakastër është neutralizuar. Sipas përgjegjësit të Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës Fier, Kreshnik Ymeraj, dy vatrat aktive janë vënë nën kontroll fale ndihmës së 30 forcave të ushtrisë të cilët i janë bashkuar në orët e para të mëngjesit operacionit për shuarjen e flakëve.
Deri tani përllogaritet një sipërfaqe prej 100 ha e përshkuar nga zjarri. Vatra e parë është aktivizuar në ullishtën e një fermeri gjatë djegies së barërave, ndaj autoritetet kërkojnë të tregohet kujdes në këto ditë të nxehta./abcnews.al



