Tre deputetë të Berishës me një koalicion tjetër/ Shehu: Ja pse morëm këtë vendim

schedule11:37 - 16 Mars, 2023

schedule 11:37 - 16 Mars, 2023

Tritan Shehu, Luan Baçi dhe Edmond Spaho, tre deputetë të Partisë Demokratike që mbështesin Sali Berishën, kanë dhënë firmën e tyre për regjistrimin e koalicionit “Aleanca Liberale e Djathtë”, që përbëhet nga Partia Balli Kombëtar Demorkat, Bashkimi Liberal Demokrat dhe Partia Bashkimi Demokrat.

Në një lidhje për ABC News, Tritan Shehu deklaroi se ai dhe dy kolegët e tjerë demokratë, e morën këtë vendim pasi këto parti opozitare, kishin hasur pengesa për t’u regjistruar në procesin zgjedhor të 14 majit.

Shehu nënvizoi se ky koalicion do të garojë vetëm për Këshillat Bashkiakë.

“Nga ana tjetër, janë edhe parti të tjera opozitare që pengohen të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe krijohen shumë artifica që të mos marrin pjesë në procesin zgjedhor. Në këto kushte, ne, disa deputetë vendosëm të ndihmojmë formalisht disa parti të tjera opozitare për t’u regjistruar në procesin zgjedhor. Kemi mbështetur për të bërë të mundur që të regjistrohen në nivelin këshilltarëve, pasi për kryetarë bashkie, ata mbështesin kandidatët e Partisë Demokratike.

Kjo është e vërteta dhe kjo është shkaku. Unë jam pjesë e Partisë Demokratike, por dhamë një mbështetje për të thjeshtuar proceduratr që këto parti opozitare të regjistrohen. Koalicioni tjetër është vetëm në nivelin e këshilltarëve”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!