Zjarri që nisi në Rroskovec 5 ditë më parë ka nxjerrë në terren dhjetra punonjës të tre bashkive. Pyjet e Vlosh, Drenie dhe Lofkënd kanë pësuar dëme të mëdha dhe sipas kryetarit të Bashkisë Mallakastër aktualisht nuk është shuar totalisht zjarri por është vënë nën kontroll.
Ndërsa punonjësit e emergjencave civile dhe zjarrëfikësit do vazhdojnë të qëndrojnë në gatishmëri për të shmangur riaktivizimin e tyre gjatë pasditës pasi era i favorizon për tu rindezur.
“Kemi kemi nxjerrë në terren 62 punonjës të Bashkisë Mallakastër. Era i aktivizon zjarrfikësit në terren i vështirë e pamundur të ndërhyjet me mjete të zjarrfikësve. Është dëmtuar një sipërfaqe e konsiderueshme pisha. I kemi flakët nën kontroll por pasdite era i riaktivizon ndaj do jemi në terren për ti monitoruar”, është shprehur kryebashkiaku Qerim Ismaili.
Dy ditë më parë zjarrëfikësit u ndihmuan nga një helikopter i ushtrisë por kjo nuk mjaftoi për shuarjen e plotë të zjarrit. /abcnews.al

