Trazoi fansat e “Djajve të Kuq”, Elon Musk sqaron postimin: Ishte shaka, nuk do ta blej Manchester United-in

schedule10:53 - 17 Gusht, 2022

schedule 10:53 - 17 Gusht, 2022

Elon Musk ka konfirmuar se nuk do të blejë Manchester United, pasi shkaktoi “furtunë” në botën e futbollit.

Njeriu më i pasur në botë tronditi rrjetet sociale pasi shkroi së Twitter se “ai po blen Manchester United”, por tani ka sqaruar komentin e tij befasues.

Përdoruesit e rrjeteve sociale, mosbesues ndaj postimit të tij e pyetën: A je serioz?

Mus u përgjigj duke thënë: Jo, kjo është një shaka. Nuk po blej asnjë ekip sportiv.

Edhe pse në një postim vijues Musk shtoi: Megjithëse, nëse ndonjëherë do të blija ndonjë ekip, do të ishte Manchester United. Është ekipi im i preferuar që kur isha fëmijë.

51-vjeçari u nxit për të blerë klubin e Premier League nga tifozët e dëshpëruar në fillim të këtij viti./Abcnews.al/