Trazirat në sfidën Rumani-Kosovë, UEFA nis procedimet disiplinore për dy federatat

schedule20:22 - 16 Nëntor, 2024

schedule 20:22 - 16 Nëntor, 2024

Ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë nuk ka përfunduar si çdo ndeshje, pasi futbollistët dardanët lëshuan fushën në minutat shtesë, kur rezultati ishte 0-0, pasi dëgjuan thirrje raciste dhe ksenofobike si “Serbia, serbia” dhe “Kosova është serbi”.

Pas lëshimit të fushës, futbollistët dhe stafi i Kosovës refuzuar në rikthehen në fushë dhe gjyqtari danez, Morten Krogh, u rikthye me vetëm futbollistët rumunë për të dhënë vërshëllimën e fundit.

Megjithatë, kjo nuk ishte e gjitha, pasi një nga lojtarët e Kosovës u tentua të sulmohej pas konferencës për shtyp, nga një zyrtar rumun i cili kishte ID “all açesss”

Të gjithë sytë janë te UEFA, për vendimin që këto të fundit do të marrin, me organin më të lartë qeverisës të futbollit në Evropë, që pasditen e kësaj të shtune ka njoftuar se kanë hapur procedurat disiplinore për ngjarjet që ndodhën në Bukuresht, ndërsa informacione të mëtejshme do të jepen në vijim.

“Procedura u hapën pas ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Rumanisë dhe Kosovës. Procedurat disiplinore kanë nisur kundër federatës rumune dhe federatës kosovare, në përputhje me nenin 55 të rregullores disiplinore të UEFA-s. Informacione të mëtejshme rreth këtyre procedurave do të jenë në dispozicion në kohën e duhur”, shkruhet në përgjigjen e UEFA-s. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!