Trazirat në Francë/ Qeveria do të mbajë një mbledhje për gjendjen e jashtëzakonshme në vend

schedule13:49 - 2 Korrik, 2023

schedule 13:49 - 2 Korrik, 2023

Mbrëmjen e sotme, Emmanuel Macron do të zhvillojë një mbledhje duk dhënë një përditësim të situatës për qeverinë franceze mbi situatën në vend, me incidentet dhe trazirat që vazhdojnë për të gjashtën ditë radhazi, pas vrasjes së 17-vjeçari Nael nga një oficer policie.

Qeveria franceze do të mbajë një mbledhje urgjente në Champs-Élysées

Në orën 19:30 do të mbahet një takim në Pallatin Elysee, në prani të kryeministres , Elizabeth Bourne, ministrit të Brendshëm, Gérald Darmanin dhe ministrit të Drejtësisë, Eric Dupont-Moretti .

Kryeministri dhe ministri i Brendshëm i Francës janë në qytetin e vogël pas sulmit ndaj kryetarit të bashkisë gjatë natës për të treguar mbështetjen e tyre dhe për të riafirmuar “vendosmërinë e të gjithëve për t’i dhënë fund kësaj breshërie të papranueshme të dhunës”, sipas njoftimit për shtyp.

Për të dytën natë radhazi, Ministria vendosi 45 mijë policë dhe xhandarë, nga të cilët 7 mijë në Paris dhe rrethinat e tij përreth, ndërsa përforcime janë dërguar në Marsejë dhe Lion, ku kanë ndodhur incidentet më të dhunshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!