Trazirat në Francë, Macron: Situata aktuale e papranueshme dhe e pajustifikueshme

schedule14:51 - 30 Qershor, 2023

schedule 14:51 - 30 Qershor, 2023

Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbajtur një konferencë për shtyp pas takimit me ministrat për shkak të trazirave që kanë përfshirë të gjithë vendin.

Në një deklaratë të shkurtër, presidenti Macron tha se dënoi dhunën duke shtuar se situata aktuale ishte “e papranueshme dhe e pajustifikueshme”. Ai nuk shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, por përshkroi një sërë masash në përpjekje për t’i dhënë fund trazirave.

Në deklaratën e tij, Presidenti Macron tha gjithashtu se do të vendoseshin më shumë forca policie në rrugë. Ai tha se prindërit duhet t’i mbajnë fëmijët e tyre në shtëpi, duke thënë se nuk ishte përgjegjësi e shtetit, por e prindërve që t’i mbanin fëmijët e tyre larg trazirave.

“Rrjetet sociale luajtën rolin e tyre në nxitjen e  dhunës, duke lehtësuar organizimin e protestave dhe duke çuar në përsëritjen e dhunës dhe do të ketë kërkesa për heqjen e materialeve me përmbajtje të ndjeshme,” theksoi Macron.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!