Trazira në një burg në Venezuelë, 68 viktima

schedule10:09 - 29 Mars, 2018

schedule 10:09 - 29 Mars, 2018

Një revoltë e shpërthyer në një burg në Venezuelë ka shkaktuar 68 viktima. Trazirat nisën pasi një i dënuar qëlloi me armë një agjent policie duke e plagosur në këmbë.

Të paktën 68 persona kanë mbetur të vrarë gjatë një revolte të shpërthyer në një stacion policie në Valencia, qyteti i tretë më i madh i Venezuelës. Gjatë trazirave Brenda kazermës shpërtheu dhe një zjarr, i cili mund të jetë vënë nga të burgosurit. Revolta shpërtheu kur një i burgosur i armatosur i qëlloi një agjenti policie në këmbë.

Shoqata jo fitimprurëse “Një dritare për Lirinë”, e cila monitoton situatën e të burgosurve në burgjet venezueliane, ka publikuar pamjet e ndërhyrjes së shpejtë në kazerëm duke akuzuar ministren venezueliane të burgjeve, se është përgjegjëse për incidentin pasi prej kohësh burgjet në vend janë të mbipopulluara.

Pas incidentit falmiljarë të të burgosurve anë protestuar para kazermës duke kërkuar informacione për të afërmi e tyre. Prptesta ka përfunduar në përleshje fizike me agjentët e policisë të cilët janë detyruar të përdorin gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën.

E vetmja mënyrë që mjekët të hynin në kazermë për të ndihmuar ytë pl;agosurit ishte nëpërmjet tueneleve të nëndheshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!