Gjermania është përfshirë nga trazirat mbrëmjen e kaluar. Bandat kanë shkatërruar xhamat e dyqaneve, kanë plaçkitur dhe sulmuar automjete policie në qendrën e Stuttgartit gjatë natës.
Policia gjermane thotë se më shumë se dhjetëra efektivë policie u lënduan gjatë dhunës, në Gjermaninë jug-perëndimore.
Në videot e publikuara në rrjetet sociale shihet si plaçkiten dyqanet në qendër të qytetit dhe hedhin gurë të mëdhenj dhe objekte të tjera me automjetet e policisë.
Policia e Stuttgartit thotë se dhuna filloi pasi ata nisën kontrollet për drogë.
Arrestimet e tyre për trafikantë të dyshuar të drogës gjatë natës ngjalli agresivitet në qytet.
Politikanët vendas dhe qytetarët e zakonshëm u shprehën të tronditur, duke thënë se shkalla e tërbimit ishte e paparë për Stuttgart vitet e fundit.
Një dyqan telefoni celular dhe një dyqan argjendarie ishin ndër bizneset e sulmuara dhe plaçkitura. Disa dyqane të ushqimit të shpejtë gjithashtu u vandalizuan.
Ende nuk ka detaje rreth personave të përfshirë. Ndërsa, policia thotë se po merr në pyetje 20 persona që i arrestuan. /abcnews.al