Protesta kundër qeverisë në Bullgari kanë agravuar në dhunë dhe përplasje me policinë mbrëmjen e djeshme.
Autoritetet arrestuan mbi 60 protestues të mërkurën në mbrëmje në kryeqytetin bullgar, Sofje, njoftoi policia të enjten në mëngjes.
Shërbimet e urgjencës thanë se disa oficerë policie ishin plagosur pasi protestuesit hodhën shishe, gurë dhe fishekzjarre, në përpjekje për të thyer kordonin e policisë që rrethonte ndërtesën e parlamentit.
Organizatorët kishin planifikuar një tubim paqësor, të quajtur “Kryengritja e Madhe Kombëtare”, por dhuna shpërtheu dhe protestuesit hodhën objekte drejt policisë.
Rreth 45 persona, përfshirë oficerë policie, po trajtohen në spital, thanë zyrtarët shëndetësorë për agjencinë e lajmeve Reuters. g.v/abcnews.al

