Travis Barker “vulos” dashurinë e tij për Kourtney Kardashian

schedule19:38 - 9 Prill, 2021

schedule 19:38 - 9 Prill, 2021

Travis Barker ka bërë një gjest të veçantë në nder të dashurisë për të dashurën e tij, Kourtney Kardashian ndërsa marrëdhënia e tyre vazhdon të bëhet më serioze. Ai ka bërë tatuazh emrin e yllin e “Keeping Up With The Kardashians”, dhe kjo e fundit e ndau foton në rrjete sociale.

Muzikanti gjithashtu u fotografua pa këmishë në Hollywood të enjten ndërsa po punonte për një projekt të ri, dhe tatuazhi është i dukshëM. Barker dhe 41-vjeçarja kanë qenë të lidhur që nga janari dhe ishin miq prej kohësh para se lidhja e tyre të bëhej romantike.

Një burim është shprehur se marrëdhënia e Barker dhe Kardashian është bërë më serioze dhe se familja e saj e famshme tashmë e ka miratuar. Së fundmi, çifti bëri një udhëtim në Utah me fëmijët e tyre. Barker ndan vajzën 15-vjeçare dhe djalin 17-vjeçar me ish-gruan e tij, Shanna Moakler, ndërsa Kardashian ka tre fëmijë me ish-in e saj, Scott Disick. /abcnews.al

Travis Barker duke parë një tatuazh të ri Kourtney mbi zemrën e tij ndërsa luan daullet për një video në krye të një autobusi turne në Hollywood.

Kourtney Kardashian and Travis Barker's Cutest Pictures | POPSUGAR Celebrity

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!