Trashi: Dëmtimi im serioz, ju tregoj ç’i thashë gjyqtarit

schedule20:34 - 5 Shtator, 2021

schedule 20:34 - 5 Shtator, 2021

Lorenc Trashi ishte një nga më të mirët në fushë, por një dëmtim e ndali dhe iu desh të linte fushën në fitoren e madhe ndaj Hungarisë. Pas ndeshjes për RTSH ai tregoi për dëmtimin dhe dialogun me gjyqtarin.

“Nuk e prisja këtë dëmtim. Është dëmtim i rëndë realisht, mendova se kaloi. E ndjeva tendinën të rëndë, shpresoj që kur të shkojmë të bëjmë testet të mos jetë i rëndë.

Jam i kënaqur me besimin e trajnerit dhe shpresoj që unë dhe ekipi të arrijmë objektivat tona. Rezultati me Poloninë është i papranueshëm edhe se luajtëm mirë.

Tashmë e harruam, sot na duheshin pikët sepse do ishte shumë e komplikuar. Nuk kishim kohë as për të marrë veten. Sot na u kthye fati i Polonisë.

Sot bëmë lojë të mirë, jo si me Poloninë, por jemi të lumtur me ndeshjen. Gjyqtarit i thashë se rivali më ka goditur rëndë, të komunikojë me kolegët dhe duhet të jepte karton e ta shihte në VAR”, tha Trashi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!