Christian Pulisic zbarkoi sot në mëngjes në Milano dhe tashmë është lojtari më i ri i Milanit.
Sulmuesi amerikan erdhi nga Chelsea për të përforcuar repartin sulmues të kuqezinjve. Kurioziteti i madh për numrin në fanellë është shuar. Christian Pulisic do të mbajë mbi shpatulla numrin 11.
Në fakt, fillimisht mendohej se do të mbante numrin 22, por nga fotot e publikuara nga dyqani “Casa Milan” tregojnë se ai do të mbajë numrin e lënë të lirë nga Zlatan Ibrahimovic./h.ll/abcnews.al