Nga Harun Cero, euronews
Gjatë vizitës së fundit të Presidentit të Bosnjë dhe Herzegovinës në Berlin në verën e vitit 2018, kancelarja gjermane Angela Merkel u tha politikanëve boshnjakë se në arkitekturën e Bashkimit Europian, Bosnja do të ishte zbukurimi i kishës, pa të cilin kisha nuk do të ishte e plotësuar.
Ajo shtoi se në mënyrë që BE të sigurojë atë zbukurim, duhet një punë e vështirë dhe kërkuese në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në BE dhe në vetë Bosnjën.
Kjo deklaratë thuhet se provokoi reagime të ndryshme në delegacionin boshnjak. Deklarata u mirëprit si një lajm i mirë që Bosnja të shihet si një pjesë thelbësore e BE-së nga kancelarja gjermane.
Megjithatë ishte gjithashtu një lajm i keq, pasi deklarata e kancelares ishte një shenjë e qartë se Bosnja do të ishte vendi i fundit që do të anëtarësohej në BE dhe një shenjë se mbështetja për reformat në vend nuk janë një përparësi për Gjermaninë, raporton abcnews.al
Sidoqoftë, gjatë më shumë se 15 viteve të Kancelares Merkel, Gjermania në disa raste ka ndërmarrë iniciativa që synojnë përshpejtimin e reformave të Bosnjës dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor më pranë BE-së.
Merkel filloi të shqyrtonte politikën e Bosnjës menjëherë pasi fitoi zgjedhjet parlamentare dhe para zgjedhjes së saj si kancelare, kur ajo mbështeti zgjedhjen e një Përfaqësuesi të ri të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare (OHR), Christian Schwarz-Schilling. Përveç mbështetjes së vazhdueshme për anëtarësimin e Kroacisë në BE, Merkel u përfshi më shumë në rajonin e Ballkanit Perëndimor gjatë vitit 2010.
Nga njëra anë, interesi në rajon u rrit edhe më shumë nga suksesi i procesit të liberalizimit të vizave dhe një seri aplikimesh për anëtarësimin në BE të paraqitura nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia një vit më parë, raporton abcnews.al
Nga ana tjetër, interesi u rrit edhe nga nevoja për të reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës në 2008, i cili, për shkak të rrethanave dhe aktiviteteve diplomatike nga SHBA dhe vendet anëtare të BE solli dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit nën mbikqyrjen e BE-së dhe Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Europian (EEAS) të sapo themeluar.
Ishte gjatë kësaj periudhe që Kancelarja Merkel dhe ekipi i saj morën iniciativën e parë për Bosnjën. Kjo iniciativë synonte të mbështeste formimin e qeverive në të gjitha nivelet shtetërore pas zgjedhjeve të tetorit 2010.
Madje, edhe më shumë synonte të ndryshonte kushtetutën e Bosnjës dhe ndër të tjera të zbatonte vendimin e Gjykatës Europiane.
Dervo Sejdic dhe Jakob Finci, përkatësisht, anëtarë të komunitetit Rom dhe Hebre të Bosnjës nuk u lejuan që të kandidonin për deputetë ose president sipas kushtetutës së pasluftës të Bosnjës, e cila lejon vetëm anëtarët e autuktonë të vendit, kroatët, boshnjakët dhe serbët, të kandidojnë për këto poste, raporton abcnews.al
Në atë kohë, konstelacioni i marrëdhënieve ndërkombëtare ishte në favor të mbështetjes së reformave në Bosnjë. Përveç Gjermanisë, interesi për Bosnjën ishte i njejtë edhe për Shtetet e Bashkuara, në gjysmën e parë të mandatit të parë të administratës Obama, por edhe në Mbretërinë e Bashkuar, ku bashkëpunëtorët më të ngushtë të Kryeministrit David Cameron, i zgjedhur në maj 2010, kishin një përvojë të gjerë në vend.
Sidoqoftë, iniciativa e Kancelares Merkel dhe ekipit të saj nuk dhanë rezultatet e dëshiruara.
Së pari, Presidenti i Bashkimit Demokratik Kroat të BiH (HDZ BiH), Dragan Çoviç, kundërshtoi çdo mundësi që Partia Social Demokratike e Bosnjës (SDP BiH) të fitonte pozitën e ndonjë ministri. Presidenti i SDP BiH, Zlatko Lagumdzija, fitues i zgjedhjeve në Federatën e Bosnjës, refuzoi të formonte një qeveri pa Partinë Social Demokratike.
Kokëfortësia e HDZ rezultoi në vendimin e OHR në mars 2011 për të mundësuar zgjedhjen e presidentit dhe nënkryetarit dhe formimin e qeverisë së federatës pa to. Ky vendim i dha autoritetin ‘Bonn Powers’ të OHR-së, për të shtyrë ligjet në vend dhe të miratojë vendime detyruese.
Në një lëvizje të dukshme për të “mbrojtur” HDZ, Milorad Dodik, Presidenti i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD) dhe Presidenti i atëhershëm i njësisë boshnjake të Republika Srpska, reagoi ndaj këtij vendimi në Prill 2011.
Ai propozoi një vendim për të mbajtur një referendum mbi ligjet nga gjykata dhe zyra e prokurorit në Bosnjë dhe të shpallura nga Përfaqësuesi i Lartë.
Menjëherë pas kësaj, Asambleja Kombëtare e këtij entiteti Boshnjak miratoi këtë vendim, duke vënë në pikëpyetje në mënyrë të konsiderueshme autoritetin e OHR.
E gjithë kjo rezultoi në një vizitë të Përfaqësueses të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme në atë kohë, Catherine Ashton.
Më pas në korrik 2011, BE shkarkoi diplomatin austriak Valentin Inzko si Përfaqësues Special i BE-së dhe emëroi Peter Sorensen në atë pozitë. Inzko më vonë u kthye në Bosnjë si Përfaqësuesi i Lartë i Komunitetit Ndërkombëtar.
Ndryshe nga dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit, ku BE bëri progres të dukshëm në 2013 duke ndërmjetësuar nënshkrimin e të ashtuquajturës marrëveshje të Brukselit, proceset e reformës së Bosnjës kanë mbetur në vend pa ndonjë përparim të dukshëm.
Gjatë kësaj periudhe, Serbia hapi negociatat e anëtarësimit me BE dhe Kosova hapi Procesin e Stabilizim-Asociimit. Kriza në Ukrainë në fillim të vitit 2014, protestat sociale të shkurtit në Bosnjë dhe përmbytjet që përfshinë rajonin në maj 2014, përsëri zhvendosën vëmëndjen e Merkelit drejt Bosnjës.
Përmes një iniciative të përbashkët britaniko-gjermane, BE u përqendrua në reformat socio-ekonomike në Bosnjë dhe statusin e kandidatit, raporton abcnews.al
Në verën e vitit 2014, Merkel nisi të ashtuquajturin Procesi i Berlinit, i cili, duke pasur parasysh hendekun në rritje të zhvillimit midis Ballkanit Perëndimor dhe BE, dhe procesin e zgjatur drejt pranimit në BE, ka shërbyer si një platformë për ruajtjen e kontakteve të nivelit të lartë dhe nisjen e projekteve të infrastrukturës në Ballkanin Perëndimor.
Në fillim të vitit 2015, protestat në Bosnjë dhe Hercegovinë, përmbytjet në rajon, eksodi masiv i mijëra njerëzve nga Kosova në BE dhe nevojat ekonomike të Gjermanisë rezultuan në miratimin e të ashtuquajturit “rregulli i Ballkanit Perëndimor”, i cili bëri të mundur hyrjen në tregun gjerman të punës dukshëm më i lehtë për boshnjakët.
Kur Merkel vizitoi Bosnjë dhe Hercegovinën në 2015, ajo u takua ekskluzivisht me Presidentin dhe Këshillin e Ministrave të vendit, të cilët ishin të përbërë kryesisht nga përfaqësues të Partia Popullore Europiane (EPP), të cilës gjithashtu i përket Merkel. EPP përkrahu në mënyrë aktive formimin e një qeverie në nivelin shtetëror, i cili përjashtoi Milorad Dodik dhe SNSD.
Merkel i propozoi Sarajevwa një ofertë për ta shtyrë Bosnjën drejt statusit të kandidatit për anëtarësimin në BE në këmbim të reformave socio-ekonomike.
Në këtë përpjekje, Merkel herë pas here mbështeste autoritetet shtetërore. Përveç vizitës në Sarajevë në 2015, Merkel gjithashtu dha dritën jeshile që Bosnja të paraqesë kërkesën e saj për anëtarësim në BE në Shkurt 2016.
Më pas, në korrik 2016, ajo dërgoi ministrin e saj të bujqësisë, Christian Schmidt, në Sarajevë për t’u takuar me Milorad Dodik, i cili ishte atëherë Presidenti i njësisë boshnjake të Republika Srpska. Arsyeja që qëndronte pas vizitës së Schmidt ishin negociatat me Dodik për plotësimin e kushteve për një vendim unanim të 28 vendeve anëtare të BE-së për anëtarësimin e Bosnjës në BE.
Kur Presidenca e Bosnjë dhe Hercegovinës vizitoi Berlinin për herë të fundit, në maj 2018, Mladen Ivanic, besohet se ka shtyrë Planin e Anëtarësimit për në NATO të Bosnjës vetëm pas zgjedhjeve të përgjithshme në Tetor të atij viti, në mënyrë që t’i jepte Ivaniç një shans për të fituar zgjedhjet dhe për të mposhtur Dodik.
Ndoshta ndërhyrja më e rëndësishme e Merkel në rajon ndodhi në fund të verës 2018, kur ajo publikisht kundërshtoi idenë e ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor.
Ideja u mbështet nga presidentët e atëhershëm të Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, dhe ata u mbështetën edhe nga administrata e ish Presidentit të SHBA-së Trump, Përfaqësueses së Lartë të BE për Punët e Jashtme, Federica Mogherini dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Në dritën e interesit të administratës Trump për Ballkanin Perëndimor, i cili kryesisht u përqëndrua në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, ndryshimet e tyre të politikave dhe pas nënshkrimit të një marrëveshje me Kosovën dhe Serbinë në Shtëpinë e Bardhë në Shtator 2020, Merkel dhe qeveria e saj vendosi të emërojë një kandidat gjerman për pozicionin e Përfaqësuesit të Lartë të Komunitetit Ndërkombëtar në Bosnjë.
Qeveria zgjodhi ish-Ministrin e Bujqësisë, Christian Schmidt. Debati rreth emërimit të Schmidt është ende duke vazhduar. Zgjedhja e tij varet nëse Federata Ruse do të japë miratimin e saj. Mënyra e vetme për t’u zgjedhur Schmidt do të ishte vendimi unanim i SHBA-së, Britanisë dhe BE-së për pavarësisht nga kundërshtimi i Rusisë.
Kjo, si dhe përbërja e qeverisë së ardhshme gjermane dhe pasardhësit të Merkelit, do të përcaktojnë natyrën e mandatit të Schmidt. Në këtë mënyrë, një iniciativë SHBA-Gjermani mund të jetë çelësi për të zgjidhur problemet politike në rritje në Bosnjë. Por nëse kjo do të ndodhë nuk dihet ende.
Është e qartë se veprimi i fundit i Angela Merkel kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor dhe Bosnjë/Hercegovinën do të ketë të bëjë me takimin e saj të fundit këtë verë në kryeqytetin gjerman. E ardhmja e këtij procesi është ende e pavendosur, megjithëse ka lënë të nënkuptohet se, si shumë iniciativa të tjera të Merkel, vendimi mund të jetë në duart e Brukselit dhe Komisionit Europian.
Në këtë pikë, është e vështirë të thuhet se si largimi i Angela Merkel nga skena politike do të ndikojë në Bosnjë. Sidoqoftë, përkundër fatkeqësive të shumta që po përballet bota dhe Europa gjatë mandatit të Merkel, ajo kurrë nuk ia ktheu shpinën Bosnjës dhe gjithmonë ishte e kujdesshme në çeshtjet e Ballkanit Perëndimor dhe proceset politike që ndodhin në këtë rajon, raporton abcnews.al
Kur Merkel mori postin e Kancelares, ajo nuk dinte shumë për Ballkanin Perëndimor dhe Bosnjën dhe ato nuk ishin në listën e përparësive të saj, por që ndryshuan shumë shpejt duke u bërë një lidhje politike e fortë edhe pashmangshme në Europë kur bëhej fjalë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe Bosnjës në BE.
Ajo ishte gjithmonë një aleate e anëtarësimit të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe kurrë nuk e ka ndryshuar kursin e saj – të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit Europian, pa marrë parasysh se sa kohë do të zgjasë procesi.
E gjithë kjo u pasqyrua në iniciativat që ajo filloi në Bosnjë dhe rajon. Një gjë është e sigurt, kushdo që do të jetë në vend të Merkel si Kancelare, qoftë Annalena Baerbock e të Gjelbërve, Olaf Scholz i Partisë Social Demokrate të Gjermanisë, Armin Laschet i CDU-së ose dikush tjetër do të duhet të bëjë më të mirën e tij për të lënë në hije trashëgiminë politike që ka lënë pas Angela Merkel në Ballkanin Perëndimor nëse kjo është e mundur.
E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, duhet thënë se etno-nacionalizmi vazhdon të sundojë Bosnjën, dhe politikanë të tillë si Milorad Dodik dhe Dragan Çoviç, të cilët janë përgjegjës për këtë situatë në vend, ende janë pjesë e politikës. Përktheu Sonila Backa-abcnews.al