Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trashëgimia politike e Ibrahim Rugovës / Merovci: Figurë e rangut botëror, mora shumë dije duke qenë pranë tij

schedule17:36 - 2 Dhjetor, 2025

schedule 17:36 - 2 Dhjetor, 2025

Ibrahim Rugova do të festonte sot 81-vjetorin e tij të lindjes, ndërsa personaliteti i tij politik mbetet pjesë e padiskutueshme e ndërtimit të shtetit të ri të Kosovës dhe e rrugëtimit të vendit për të gjetur veten.

Shefi i protokollit të presidentit Rugova, Adnan Merovci, tha se Rugova është një figurë e rangut botëror dhe se gjatë punës me të ka marrë shumë dije. Merovci shtoi më tej se projekti i Rugovës ka qenë paqësor, duke e parë të pashmangshme mundësinë e luftës, por duke bërë maksimumin që ajo të mos ndodhte. Sa i takon situatës politike në Kosovë, Merovci tha se partive në garë u mungon fryma rugoviste.

“Çështja e Rugovës mbetet ende e pazbërthyer; flitet për një figurë të rangut botëror. Duke marrë parasysh përmasën e tij, bota e ka kuptuar se njeriu që i sublimon shqiptarët në Ballkan është Ibrahim Rugova. Bota ka parë se shqiptarët në Ballkan dhe në Evropë përfaqësohen nga ideja e Rugovës. Projekti i tij ka qenë paqësor, duke e paraparë luftën, por duke bërë maksimumin që ajo të mos ndodhte.

Projekti i tij ka qenë liria, barazia dhe demokracia. Edhe në këto zgjedhje që na presin, fryma do të duhej të ishte ndryshe, dhe e vetmja parti që ka fituar me meritë gjithmonë ka qenë LDK-ja. Ka ardhur koha të bëhet rotacion i pushteteve. I mungon diçka e re, në kuptimin e frymës së Ibrahim Rugovës.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!