Traore negativ, UEFA “ngrin” Spanjën para ndeshjes me Ukrainën

schedule09:25 - 6 Shtator, 2020

schedule 09:25 - 6 Shtator, 2020

Sulmuesi i Wolves, Adama Traore, është larguar sërish nga kampi stërvitor i kombëtares spanjolle. Lojtari iu bashkua skuadrës së Luis Enriques më vonë seç ishte planifikuar, për shkak se sepse rezultoi pozitiv me koronavirus.

Duke ndjekur të gjithë protokollin mjekësor të UEFA-s, 24-vjeçari qëndroi i izoluar derisa bëri testin e dytë. Si pasojë Traore humbi ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve, atë kundër Gjermanisë, ku spanjollët barazuan 1-1.

Sulmuesi i krahut të djathtë fatmirësisht rezultoi negativ në testin e dytë dhe u bashkua me pjesën tjetër të ekipit. Por mesa duket testi i tij nuk ka dalë plotësisht negativ dhe UEFA nuk dëshiron të rrezikojë aspak, duke mos e lejuar Traore në ndeshjen e sotme kundër Ukraninës. Ylli i klubit anglez ka braktisur sërish kampin dhe tashmë do t’i nënshtrohet një tjetër testi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!