Tranzit nga Prishtina për të shkuar në Gjermani, kapet shqiptari me pasaportë të falsifikuar

schedule09:37 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 09:37 - 24 Dhjetor, 2021

Një shtetas shqiptar është arrestuar në aeroportin e Prishtinës ku po tentonte të udhëtonte drejt Frankfurtit.

Në momentin e kontrollit ai është konstatuar me pasaportë të falsifikuar. Rasti është raportuar ditën e djeshme dhe është njoftuar sot nga policia e Prishtinës në raportin e 24 orëve të fundit.

“ANP-së  23.12.2021 – 11:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i R. Shqipërisë, pasi që i njëjti ka tentuar të udhëtoj në destinacionin Prishtinë-Frankfurt, duke prezantuar pasaportën e një shteti të huaj që dyshohet të jetë i falsifikuar. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!