Nga Leontina Nika
Njeriu i brishtë, ëndërrimtarë, i dashuruar, aventurier , i heshtur , i dëshpëruar, nervoz dhe lumturisht i gënjyer këto janë shumë planet e “Tregimeve të Tranzicionit” të Stefan Çapalikut. Ky koleksion tregimesh zë fill 25 vite më parë nga qyteti i lindjes së autorit , Shkodër, për të përvijuar në kryeqytetin e Shqipërisë.
Autori e ka konceptuar të ndarë në tre kapituj të mëdhenj: “Libri i ëndërrimeve”, “libri i dyshimeve” dhe “libri i dështimeve”.
Në këto tregime autori, shqyrton fatin e intelektualit si dhe njeriut të thjeshtë të cilët vërtiten në një tranzicion të pafund.
“ Tregimet e tranzicionit” shënojnë veprën e dytë të rëndësishme të Stefan Çapalikut për këtë vit pas romanit ”Mbyllur për pushime” ./abcnews.al