Një 56-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë në Elbasan, pasi u kap duke transportuar me furgon, kundrejt fitimit emigrantë nga Pakistani. Më qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
56-vjeçari u kap nga policia në unazën e qytetit të Elbasanit, ku në furgon ishin 4 emigrantë pakistanezë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 2 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al