Arrestohet një 35-vjeçare, e cila transportonte emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në shtetet e BE-së.
35-vjeçarja, dyshohet se iu ka marrë emigrantëve, nga 2500 euro, me premtimin se do t’i transportonte në Itali.
Sipas policisë, 35-vjeçarja u kap në flagrancë, në afërsi të Lezhës, teksa transportonte 5 emigrantë, të cilët i kishte marrë në Vorë.
Ndërkaq, nga hetimi dyshohet se 35-vjeçarja iu ka marrë secilit prej emigrantëve, 2500 euro, me premtimin se do të mundësonte transportimin ilegal të tyre, në Itali.
Sekuestrohet automjeti tip “BMW” me të cilin transportoheshin emigrantët.


