Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçari në Korçë

schedule09:18 - 16 Gusht, 2020

schedule 09:18 - 16 Gusht, 2020

Një 35-vjeçar me iniciale A.SH është arrestuar nga Policia pasi u kap në afërsi të fshatit Blacë në Korçë duke transportuar 15 emigrantë të paligjshëm.

Policia i ka bërë thirrje të ndalojë, por ai nuk është bindur duke vijuar rrugën dhe u kap pas ndjekjes së uniformave blu.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

“Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri”.

Në vijim të këtij operacioni, goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Transportonte 15 emigrantë të paligjshëm dhe gjatë ndjekjes nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, vihet në pranga 1 shtetas.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. SH., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap nga shërbimet e policisë në afërsi të fshatit Blacë, Pogradec, duke transportuar me një mjet tip furgon në drejtim të Tiranës, 15 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Ky shtetas nuk i është bindur gjatë ndjekjes, urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por më pas u kap e neutralizua.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, njofton policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!