Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 34-vjeçari në Himarë

schedule16:40 - 19 Prill, 2022

schedule 16:40 - 19 Prill, 2022

Policia e Himarës ka arrestuar ditën e martë një 34-vjkeçar, i cili bënte transportin e emigrantëve të paligjshëm.

Sipas policisë 34-vjeçari F.I banues në Vlorë, është arrestuar në flagrancë ndërsa po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm që kishin hyrë në vendin tonë.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve.   

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas që transportonte 5 emigrantë të paligjshëm.  

Në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kontrabandimit të emigrantëve që hyjnë ilegalisht në vendin tonë, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– F. I., 34 vjeç, banues në lagjen “4 Heronjtë”, Vlorë, për veprën penale ” Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Shtetasi F. I. është kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi”, Himarë, duke transportuar 5 emigrantë që dyshohen se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin tonë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!