Transportonin ushtrinë ruse drejt Ukrainës, ndërpritet linja hekurudhore me Bjellorusinë

schedule22:17 - 19 Mars, 2022

schedule 22:17 - 19 Mars, 2022

Nuk ka më asnjë lidhje hekurudhore midis Ukrainës dhe Bjellorusisë, sipas Oleksandr Kamyshin, president i rrjetit hekurudhor të Ukrainës.

Njoftimi, u raportua nga BBC dhe vjen pas apelit me sa duket të pasuksesshëm të Kamyshin drejtuar punonjësve të hekurudhave bjelloruse që të mos transportojnë trena ushtarakë rusë në Ukrainë.

Bjellorusia ka qenë një nga mbështetësit kryesor të Putinit, në atë që ky i fundit e quan operacion për çarmatimin e Ukrainës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!