Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Vlorë, operacioni policor i koduar “Tranzit 2”.
Në pranga kanë rënë dy shtetas pasi transportonin me kamion mallra të kontrabanduara. Vlera e mallrave të sekuestruar shkon në 30 000 euro. Gjithashtu po punohet për kapjen e 2 punonjësve të doganës së PKK Kakavijë, që dyshohet se shpërdoruan detyrën duke lejuar mjetin kamion të hyjë në Shqipëri, pa kryer procedurat e zhdoganimit të mallrave.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/