Transportonin inerte në mënyrë të paligjshme, 4 mln lekë gjobë dy subjekteve në Vlorë

schedule08:30 - 29 Maj, 2020

schedule 08:30 - 29 Maj, 2020

Dy subjekte të Impianteve të Përpunimit të Inerteve, me administratorët përkatës F. H. dhe V. D., në zonën e quajtur Bunavi, Vlorë janë gjobitur nga IKMT pasi kanë përpunuar dhe transportuar inerte në mënyrë të paligjshme, dhe pse i ishte pezulluar leja e aktivitetit të tyre.

Policia bën me dije se subjektet e Impiantit të Përpunimit të Inerteve, me administrator F. H. dhe ai me administrator V. D. kanë marrë masë administrative 2.000.000 lekë të rinj secili.

Policia e Shtetit dhe IKMT ftojnë qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje apo dëmtim të mjedisit, në numrin falas 112 ose në Komisariatin Dixhital./abcnews.al