Transportonin emigrantë të paligjshëm, shkatërrohet banda shqiptare në Londër

schedule12:02 - 21 Korrik, 2021

schedule 12:02 - 21 Korrik, 2021

Autoritetet britanike kanë shkatërruar një bandë shqiptarësh që merrej me kontrabandën e emigrantëve të paligjshëm.

Mediat e huaja bëjnë me dije se grupi i shqiptarëve në Londër akuzohet për kontrabandën e qindra emigrantëve të cilët i transportonin përmes një tuneli të fshehur në furgona dhe në kamionë.

Në media raportohet se pesë nga të dyshuarit janë arrestuar në Londër dhe dy të tjerë janë arrestuar në Horley në Surrey dhe Didcot në Oxfordshire.

Shumë prej emigrantëve besohet se janë sjellë të fshehur pas mobiljeve në automjete të punësuar posaçërisht për të kryer kontrabandë të paligjshme njerëzish duke përdorur një rrjet me lidhje në të gjithë Evropën.

Ndër të tjera mësohet se për këtë emigrantët paguanin deri në 25,000 paund për tu futur dhe punuar në mënyrë të paligjshme në Britani.

Ndër të tjera bëhet me dije se shtatë anëtarë, përfshirë tre të burgosur në Purley, një i arrestuar në Morden dhe një tjetër në Croydon, tani janë arrestuar në bastisjet që përfshijnë më shumë se 100 oficerë nga Agjencia Kombëtare e Krimit, ekipet e zbatimit të imigracionit të Met dhe Office.

Ndër të tjera në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 30 000 paund.

Të gjithë të dyshuarit po merren në pyetje për dyshime për vepra penale, duke përfshirë komplot për të lehtësuar hyrjen e paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar dhe pastrimin e parave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!