Transportonin emigrantë të paligjshëm, në pranga 35-vjeçari shpallet në kërkim bashkëpunëtori

schedule11:14 - 5 Maj, 2021

schedule 11:14 - 5 Maj, 2021

Një 35-vjeçar ka rënë në pranga për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit 200 euro për person.

Sipas policisë 35-vjeçari B.K., u kap duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij S.B., 28 vjeç banues në Lazarat.

Gjithashtu bëhet me dije se është sekuestruar edhe një automjet dhe një aparat celular.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Kakavijë/ Informacion

Goditet një tjetër rast i tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

U kap duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, bie në pranga 35-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Sekuestrohet një automjet dhe një aparat celular.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX-it dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 35 vjeç, banues në Gjirokastër, si dhe u shpall në kërkim shtetasi S. B., 28 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri tjetrin, në aksin rrugor Sofratikë-Libohovë, po transportonin me automjetin tip “Audi A3”, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!