Transportonin emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, dy të arrestuar në Gjirokastër

schedule11:27 - 22 Shkurt, 2024

schedule 11:27 - 22 Shkurt, 2024

Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar me furgon emigrantë të paligjshëm.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit fizik në automjet, u gjetën 10 emigrantë të paligjshëm nga Vendet e Treta, si dhe lëndë narkotike si kokainë, e cila u sekuestrua.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të inteligjencës policore, për 2 shtetas që do të transportonin kundrejt pagesave, emigrantë nga Vendet e Treta, shërbimet operacionale dhe ato për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me specialistët e AMP Gjirokastër-Vlorë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Collaboration”.

Ata u kapën në flagrancë, në aksin nacional “Gjirokastër-Tepelenë”, teksa transportonin drejt Tiranës, me një furgon që drejtohej nga shtetasi E. R., 10 emigrantë, të cilët synonin të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së.

Në vijim të veprimeve procedurale, nga kontrolli fizik, 48-vjeçarit iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!