Transportonin emigrantë kundrejt pagesës, shpallen në kërkim 3 persona në Fier

schedule11:37 - 4 Janar, 2024

schedule 11:37 - 4 Janar, 2024

Tre persona janë kapur nga policia e Fiertit në bashkëpunim me atë të Mallakastrës, teksa transportonin emigrantët me origjinë nga India dhe Nepali, kundrejt pagesës.

Mësohet se ata kanë braktisur automjetet dhe janë larguar në errësirë sapo kanë parë policinë. Si pasojë, janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë:

Si rezultat i punës së vazhdueshme, strukturat e DVP Fier godasin një rast të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se 3 shtetas transportonin në bashkëpunim, kundrejt pagesave, emigrantë, më qëllim që ata të kalonin ilegalisht kufirin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, organizuan operacionin policor të koduar “Tranzit”.

Si rezultat i këtij operacioni u siguruan prova nga të cilat u identifikuan shtetasit 32 vjeç, banues në Patos, 31 vjeç, banues në Fier dhe 56 vjeç, banues në Tiranë, si autorë të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim.

Të 3 shtetasit e mësipërm u shpallën në kërkim, pasi braktisën automjetet dhe u larguan duke përfituar nga kushtet e errësirës.

Sekuestrohen 2 automjetet tipe “Audi Q7” dhe “Volkswagen”, me të cilat transportoheshin 11 emigrantë të paligjshëm me origjinë nga India dhe Nepali.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!