Dy persona janë arrestuar në Gjirokastër dhe një tjetër është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Rruga e fundit”, për goditjen e kontrabandës së mallrave.
Policia i arrestoi të dy shtetasit në flagrancë, teksa në aksin rrugor “Kardhiq-Gjirokastër”, në vendin e quajtur “Viroi”, duke drejtuar automjetin tip kamion, u gjetën dhe u sekuestruan bagëti të imta të kontrabanduara nga shteti grek.
Njëri prej të arrestuarve është veteriner, i cili dyshohet se ka falsifikuar certifikatën veterinare të transportit të bagëtive të imta.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 141 bagëti të imta, kamioni me të cilin po transportoheshin dhe 3 celularë./abcnews.al