Transportonin 11 emigrantë nga vendet e treta, dy të arrestuar në Gjirokastër

schedule09:58 - 2 Maj, 2022

schedule 09:58 - 2 Maj, 2022

Dy persona janë vënë në pranga në Gjirokastër pasi u kapën duke transportuar emigrantë nga vendet e treta. Njoftohet se me finalizimin e operacionit të koduar policor “ROAD GUARD 17”, në pranga u vunë Xh. S., 21 vjeç dhe B. A., 31 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Rrugore i kapën në flagrancë, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, dy të rinjtë duke transportuar me një automjet tip furgon, 11 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, tre aparate celulare dhe 50 euro. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!