Një 37-vjeçar nga Tirana, i shpallur në kërkim është vënë në pranga nga policia në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”.
Njoftohet se V. Sh., transportoi 12 emigrantë të paligjshëm, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, si edhe bëri kallëzim të rremë pranë organeve të rendit.
Policia kishte siguruar informacione se 37-vjeçari transportonte emigrantë për të fituar para dhe me datë 23 gusht e lokalizuan atë në fshatin Cangonj, Devoll.
Ai ishte duke lëvizur me mjetin e tij tip “Ford” ndërsa policia nisi ta ndiqte dhe i bëri shenjë që të ndalonte, por 37-vjeçari nuk iu bind urdhrit të tyre, braktisi mjetin dhe u largua me shpejtësi.
Gjatë kontrollit në brendësi të mjetit, u gjetën 12 emigrantë të paligjshëm, të cilëve V. Sh., u kishte marrë 100 euro secilit dhe iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Më pas ai është paraqitur në Komisariatin e Policisë nr.3, Tiranë, duke bërë kallëzim të rremë se i kishin vjedhur mjetin tip “Ford”, që kishte marrë me qira.
Njoftimi:
Qarku Korçë
Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.
Në vijim të këtij operacioni, goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Vihet në prangat e policisë një shtetas i shpallur në kërkim, i cili transportoi 12 emigrantë të paligjshëm, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, si edhe bëri kallëzim të rremë pranë organeve të rendit.
Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, Komisariatin e Policisë Devoll dhe Komisariatin e Policisë nr. 3, Tiranë, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit në kërkim V. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë.
Forcat e Policisë, kishin siguruar informacione sipas të cilave, shtetasi i mësipërm transportonte kundrejt fitimit emigrantë të paligjshëm dhe më datë 23.08.2020, e kanë lokalizuar këtë të fundit në fshatin Cangonj, Devoll, duke drejtuar mjetin tip “Ford” dhe janë vënë në ndjekje të tij ku i kanë bërë me shenjë të ndalonte, por 37-vjeçari nuk iu bind urdhrit të tyre, braktisi mjetin dhe u largua me shpejtësi. Gjatë kontrollit në brendësi të mjetit, u gjetën 12 emigrantë të paligjshëm, të cilëve V. Sh., kundrejt fitimit prej 100 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Më pas shtetasi i mësipërm, është paraqitur në Komisariatin e Policisë nr.3, Tiranë, duke bërë kallëzim të rremë pranë organeve të rendit, se i kishin vjedhur mjetin tip “Ford”, që ky shtetas kishte marrë me qira.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kallëzimi i rremë”. /abcnews.al/