Transporti publik në Paris i paralizuar, qytetarët mbështesin grevën e sindikateve kundër reformës së pensioneve

schedule14:36 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 14:36 - 18 Dhjetor, 2019

Franca është ende gjysëm e paralizuar nga grevat duke u përgatitur për pushimet kaotike të Krishtlindjeve. Shqetësime ka për të gjithë, prej gati dy javësh, por pavarësisht kësaj sipas sondazehev duket se pjesa më e madhe e banorëve të Parisit e mbështesin këtë grevë.

Madje qytetarët ankohen për sjelljet e pahijshme që hasen në pikat ku transporti public është pezulluar. Ka të tjerë që duhet të ruajnë trenin e mëngjesit dhe të darkës pasi janë dy oraret e vetme që janë në dispozicion të udhëtarëve.

Ata që janë në prag pensioni mendojnë se sindikatat po e ekzagjerojnë situatën pasi nuk mund të ketë një situatët të tillë në kohë festash. Por ata shtojnë se ndoshta kjo ëshët e vetmja mënyrë që zëri I tyre të dëgjohet.

Transporte publike shumë të kufizuara, autobusë, metro, trenë lokalë dhe linja hekurudhore gati inekzistente. Në orën 7 e 30 të mëngjesit vetëm në zonën e Parisit rradha e automjeteve ishte 300 kilometra

Dorëheqja e autorit të reformës së pensioneve, jo për shkak të protestave, krijon dhe më shumë vështirësi për qeverinë e kryeministrit Filip në negociatat me palët civile./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!